Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Gjermanisë dhe Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjermania ka arritur të shkoj në pushim me epërsinë prej dy golash ndaj Holandës.
‘Pancirët’ kaluan fillimisht në epërsi me golin e Timo Werner në minutën e 9’, ndërsa Leroy Sane (20’) e dyfishoi epërsinë, raporton “lajmi.net”.
Holanda nuk arriti asnjëherë ta rrezikoj portën e Manuel Neuer në 45’ minutat e parë, e me këtë lojë, gjërat për ta janë shumë të vështira.
Gjermania do të kërkoj që ta mbaj këtë epërsi, ndërsa tulipanët natyrisht se do të kërkojnë ta përmbysin rezultatin në mënyrë që të bëhen lider i Ligës A, Grupit 1.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...