Mbyllet pjesa e parë: Argjentina në avantazh ndaj Holandës

20:53 | 9 Dhjetor 2022
K.B

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Holanda – Argjentina.

Pas 45 minutave të parë, është Argjentina që avancon 1:0 kundër Holandës,

Pjesa e parë u konkretizua me një lojë mjaft të mirë nga të dyja kombëtaret.

Mirëpo, më konkret ishin argjentinasit, me në krye Leo Messin.

Po rridhte minuta e 35` kur Nauhel Molina që pas një asistimi të mirë nga Messi, i dha epërsinë argjentinasve.

Në anën tjetër edhe Holanda krijuan rastet e tyre, me Gakpo dhe Depay, por që nuk ishin të saktë.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cila kombëtare prek gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Shpërndaje në rrjete sociale