Mbyllet pa gola pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Slavia Praha

21:54 | 27 Tetor 2022
K.B

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Ballkani – Slavia Praha.

0:0 u mbyllë pjesa  e parë në ‘Fadil Vokrri’.

Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë e qetë nga të dy skuadrat, pasi e dinë rëndësinë e këtij takimi.

Të dy klubet kërkonin të zhbllokonin sfidën, por nuk ishin aq të rrezikshme për njëra-tjetrën.

Krijuan disa raste, por që ishin të lehta për portierët e dy ekipeve.

Mbetet të shihet nëse takimi Ballkani – Slavia Praha do sjellë fitues pas pjesës së dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale