Valencia dhe Barcelona kanë barazuar me rezultatin 1 me 1 në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.
Ishte një ndeshje e mirë, por katalunasit ishin skuadra që dominoi në këtë takim. Kjo tregohet më së miri me faktin se vendasit shënuan me gjuajtjen e vetme që kishin në portën kundërshtare.
Momenti më i komentuar i kësaj ndeshje ndodhi në minutën e 30-të, kjo kur Lionel Messit nuk iu pranua goli, edhe pse topi kishte kaluar vijën e portës.
Menjëherë pas kësaj vendasit u nisën në kundërsulm dhe Simone Zaza ishte afër të shënojë, por gjuajti jashtë dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Valencia e filloi mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 60-të shënoi me anë të Rodrigos.
Kjo duke sikur e këndelli Barcelonën, e cila filloi të organizohet më mirë dhe në minutën e 82-të pas një pasimi maestral nga Messi shënoi Jordi Alba.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 35 pikë ndërsa Valencia në vend dytë me 34 pikë. /arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...