Pas një serie emocionuese me dy ndeshje, Drita përfundon aventurën historike në play-off-in e Ligës së Konferencës. Ekipi ynë u mund në të dyja përballjet ndaj kampionëve sllovenë, duke humbur gjithsej me rezultatin 6-4 në të dy ndeshjet.
Në ndeshjen e kthimit në Slloveni, Celje e mori kontrollin që nga fillimi, duke kaluar në avantazh që në minutën e 19-të me golin e Svit Seslar, i cili shënoi pas një driblimi të shpejtë brenda zonës (1-0).
Darko Hrka dyfishoi rezultatin në 2-0 në minutën e 23-të, duke shfrytëzuar një top të kthyer në zonë.
Drita reagoi dhe ngushtoi diferencën me golin e Blerim Krasniqit në minutën e 26-të, pas një goditjeje dënimi të shfrytëzuar nga Besnik Krasniqi.
Por në minutën e 43-të, Seslar shënoi penallti për Celje, duke vendosur rezultatin 3-1 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Albert Dabiqaj shënoi për Dritën në minutën e 51-të, duke rikthyer shpresën për ekipin kosovar, por skuadra sllovene ruajti avantazhin dhe nuk lejoi përmbysje.
Me këtë humbje, Drita mbyll aventurën historike evropiane këtë sezon, por megjithatë skuadra e Zekirija Ramadani ka lënë gjurmë të forta me performancat e saj, duke treguar karakter dhe ambicie në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime