Mbrojtësi belg i Paris Saint-Germain, Thmoas Meunier, ka deklaruar se kishte refuzuar një kalim te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimar të verës që shkoi.
Reprezentuesi belg iu ishte ofruar mundësia që të luajë me bashkatdhetarët e tij si Eden Hazard, Thibaout Courtois dhe Mich Batshuayi por kishte vendosur të qëndrojë në Paris, transmeton arbresh.info.
26 vjeçari është i vendosur të rikthejë pozitën e tij në formacionin titullar të Unay Emery, pasi e ka humbur nga Dani Alves.
“Unë e kam pritur se PSG do ta transferojë një mbrojtës të krahut të djathtë, por jo Dani Alves. Nuk kam ditur çfarë të mendojë në ato momente. A do të qëndroja gjatë tërë sezonit në bankën rezervë?”, tha ai për televizonin nacional belg.
“Unë kam mundur të largohem për në Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar, por nuk kam dashur t’iu bashkohem. Jam i lumutur në PSG dhe nuk dua të largohem”, përfundoi ylli belg.
Në vend të belgut kampioni anglez transferoi mbrojtësin italian, Davide Zapacosta nga Torino. /arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”