Benjamin Mendy, i akuzuar për një sërë veprash të rëndë seksuale, u lira me kusht pas një seance dëshimore në Chester Crown Court.
Reprezentuesi francez ndodhej në paraburgim për 134 ditë, që kur u arrestua dhe u akuzua për herë të parë më 26 gusht të vitit të kaluar.
Futbollisti i mbajtur në HMP Altcourse, Liverpool përpara se të transferohej së fundmi në HMP Manchester, iu dha lirimi me kusht nga gjyqtari Patrick Thomson në nëj senacë private nga e cila u përjashtua shtypi, ndërsa u diskutua për lirimin me kusht.
Pasi lirimi me kusht ishte diskutua mes avokatëve të Mendy dhe gjyqtarit, gazetarët u lejuan të ktheheshin në gjykatë.
Gjykatësi, Thomson i dha Mendyt lirmin me kusht deri më 24 janar, e cila njëherit është edhe data e seancës së tij të ardhshme gjyqsore.
Kushtet e plota të lirimit me kusht nuk u dhanë në gjykatë të hapur, por Mendy iu tha se ai duhet të jetojë në adresën e shtëpisë së tij, të mos kontaktojë me ankuesit dhe të dorëzojë pasaportën e tij deri në mesnatën e së premtes./Arbresh.info
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...