Mbrojtësi i klubit gjerman tërhiqet nga futbolli në moshën 19 vjeçare pasi ka rezultuar me leukemi

20:17 | 4 Nëntor 2022
K.B

Hubert Mbuyi-Muamba është 19 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe në verën e vitit 2021 u transferua nga PSG te Hoffenheim.

Lojtari me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos, ka rezultuar me leukemi, sëmundje që e ka detyruar të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Lajm i dhimbshëm është dhënë nga klubi i Hoffenheim në një postim në faqen zyrtare të klubit të Bundesligës, aty ku lexohet: “Jemi të gjithë me ty! Lojtari i ekipit U23, Hubert Mbuyi-Muamba, mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga leukemia.

Faqja zyrtare e Hoffenheim që ka lajmëruar se futbollisti i tyre është me leukemi dhe se do t’i qëndrojnë afër gjatë kësaj kohe.

“Ne jemi pas jush. Lojtari ynë i U23, Hubert Mbuyi-Muamba, zbuloi ditë më parë se kishte leukemi. Ai ndodhet në Francë për mjekim. Ju dëshirojmë shumë forcë Hubert”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit gjerman.

Lojtari ka nisur kurat me shpresën dhe besimin se do e fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale