
Screenshot
Real Madridi me shumë mund i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Getafe.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0-1, në sfidën ku vendasit u ndëshkuan dy herë me karton të kuq.
Situata për vendasit u keqësua pasi i sapo inkuadruari Allan Nyom u ndëshkua direkt me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje të panevojshme ndaj Vini Jr në minutën e 78-të.
Vetëm dy minuta më vonë, Arda Guler dhuroi një pasim te Kylian Mbappe, i cili nuk dështoi përballë portierit vendas për ta kaluar Realin në epërsi.
Për Getafen gjërat veçse vazhduan të tensionohen kur Alexa Sancris mori kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja dhe lënë ekipin me nëntë lojtarë.
Me këtë fitore, Reali rikthehet si lider në La Liga me 24 pikë, dy mbi Barcelonën derisa Getafe renditet në pozitën e 12-të me 11 sosh.
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...