Kylian Mbappe po kalon në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Olympiacosit e vlefshme për fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Francezi shënoi hattrick brenda shtatë minutash, duke “shpërthyer” pas atij starti të dobët nga Reali, shkruan Arbresh.info.
Ai fillimisht barazoi rezultatin në 1-1, gjatë minutës së 22-të.
Dy minuta më vonë e kaloi në epersi Realin me një gol me kokë.
Teksa hattrickun e kompletoi në minutën e 29-të. Ai dha edhe një asistim tek Viniciusi tre minuta pas golit të tretë, mirëpo ky shënim i brazilianit u anulua nga VAR-i.
Aktualisht Reali po fiton 3-1 në Athinë. Golin e vetëm për grekët e shënoi Chiquinho pas dy minutash lojë.
Me këta tre gola Mbappe tani ka tetë gjithsej në Ligën e Kampionëve, dhe i prinë listës së golashënuesve./Arbresh.info
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...