Emri i Mbappes është përfolur shumë gjatë kohëve të fundit si një yll tjetër përforcues në Real Madrid këtë verë.
Por, sulmuesi francez i ka shuar shpresat të gjithëve që kanë pasur dëshirë të shohin atë të veshur me fanellë të bardhë këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Në llogaritë e tij në rrjete sociale, Kylian Mbappe ka shkruar “Jam në Paris 19/20” duke e shoqëruar këtë shkrim me një foto të tij me fanellë të re të PSG-së.
https://twitter.com/KMbappe/status/1146137032428851200
Ky është një mesazh i qartë nga talenti i ri se nuk ka ndërmend të largohet nga Parisi.
Nga ana tjetër, Real Madridi tashmë ka parashikuar të ketë në planet e tyre nënshkrimin me të gjatë verës së vitit 2020.
Në zyrat në Santiago Bernabeu janë të bindur se do të jetë më lehtë të sigurojnë shërbimet e Mbappes pas një viti dhe jo në këtë kohë./arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?