Jason McAteer ka thënë se Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain nuk do të përshtatej në Liverpoolin e Jurgen Kloppit.
The Reds e duan me ngulm transferimin e 21-vjeçarit, pas formës së tij të shkëlqyeshme te parisienët që kur kaloi nga Monaco në vitin 2016.
McAteer beson se Jadon Sancho dhe Timo Werner mund të përshtaten më mirë te Liverpooli.
“Mbappe është një lojtar i shkëlqyer, mirëpo nuk mendoj se është koha që ai të kalojë te Liverpooli, nuk do të përshtatej në strategjitë e Jurgen Kloppit”, ka thënë ai.
“Më parë do të pëlqeja Sanchon apo Wernerin. Të dy janë të etur për të fituar trofe dhe do të jepnin më shumë nga vetja e tyre”.
“Nuk e di se cila janë shënjestrat e klubit, mirëpo unë i preferoj në Anfield dy të fundit”, ka shtuar më tej McAteer.
Werner shihet si lojtari më potencial për të kaluar te Liverpooli, pasi Klopp dëshiron të luajë me një sulmues më këmbë shpejtë. /Telegrafi/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...