Në konferencën e sotme për shtyp në prag të përballjes ndaj Monaco në Champions League, Kylian Mbappe u ndal edhe te finalja e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut, ku dha një mesazh mbështetës për dy shokët e tij, Achraf Hakimi dhe Brahim Diaz, ky i fundit humbi penalltinë në minutën e fundit të kohës së rregullt, e cila mund t’i jepte trofeun kombëtares së tij.
“Nuk fola drejtpërdrejt me Brahim Diaz. Fola me Achraf Hakimi dhe mund ta kuptoj disi se çfarë ndodhi. Është një moment i vështirë. Është e vërtetë që kam përjetuar edhe unë kohë të vështira me ekipin kombëtar – zemërim, frustrim. Por duhet të vazhdosh të punosh.”
“Kjo është jeta e një futbollisti. Erdha në Madrid për të fituar tituj, por duhet të mendosh edhe për njerëzit, për ndjenjat. Qëllimi ynë është ta ndihmojmë Brahim Diaz të rikuperohet dhe ta mbështesim atë”, tha Mbappe në konferencën e sotme.
Maroku humbi 1-0 pas vazhdimeve mbrëmë në finalen e Kupës së Afrikës nga Senegali, ku Brahim Diaz pati mundësinë t’i jep fund ndeshjes në minutat shtesë, por ai humbi penalltinë, duke tentuar të shënoj ‘panenka’ por Mendy ishte në vend./Arbresh.info
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...