Real Madridi shënoi fitore të thellë në udhëtim tek Kairat Almaty me rezultat 5-0, në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kampionëve.
Mbappe ishte lojtari i ndeshjes i cili realizoi hattrick, teksa nga një gol e shënuan edhe Camavinga e Diaz, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Mbappe u shpreh kritik ndaj vetes së tij, për disa raste të humbura përkundër që shënoi tre gola.
“Raste të humbura sonte? Për një lojtar si unë, kur më jepet mundësia të shënoj 5 gola, duhet t’i shënoj të 5-të, jo vetëm 3. Unë gjithmonë dua më shumë, dhe pikërisht për këtë arsye ky klub më ka afruar”, tha Mbappe.
Francezi ka krijuar një dyshe në sulm me Gulerin dhe për këtë partneritet ai ka disa fjali.
“Lidhja ime në fushë me Ardan? Kemi një marrëdhënie fantastike. Ai është i ri, por jashtëzakonisht i talentuar. Është një dhunti e jashtëzakonshme dhe ne duhet ta ndihmojmë të rritet. Jemi me fat që e kemi në skuadër”, shtoi ai.
Reali ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve e luan ndaj Juventusit, por para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’, ata do të luajnë edhe dy ndeshje në La Liga, fillimisht ndaj Villarealit pastaj me Getafen./Arbresh.info
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...