Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se ka pranuar të luajë në çfarëdo pozite në sulmin e Real Madridit nëse transferohet edhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Meqë Real Madridi duket se ka gjasa të rrëmbej më në fund Mbappen në afatin kalimtar të verës, Los Blancos po synojnë gjithashtu të sjellin edhe Haalandin.
E ardhmja e Mbappes u bë e qartë pasi ai refuzoi ofertën e një ‘çeku bosh’ nga PSG dhe ndërkohë që sigurimi i nënshkrimit të Haaland do të ishte jashtëzakonisht i vështirë, Real Madridi po përpiqet.
Me francezin që i afrohet një lëvizjeje në kryeqytetin spanjoll, Haaland do të jetë lojtari më i kërkuar në afatin kalimtar të verës në mesin e klubeve kryesore në Evropë.
Destinacioni i preferuar i yllit të Dortmundit është Santiago Bernabeu, por një afrimi i tij do të jetë problem nëse klubit i bashkohet Mbappes në verë.
Por, sipas gazetës Marca, klubi beson se Mbappe dhe Haaland janë krejtësisht të pajtueshëm, dhe këtë pikëpamje ndan edhe Mbappe, i cili mund të luajë kudo në vijën e sulmit për të akomoduar Haalandin, i cili është një numër i pastër nëntë.
Megjithatë, vera e këtij viti pritet të sqaroj gjithçka sa i përket të ardhmes së dy sulmuesve më të përfolur të momentit në botë.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...