Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe është përfshirë në një proces ligjor ndaj ish-klubit të tij, Paris Saint Germain, për pagesa të papaguara.
Francezi ka kërkuar 55 milionë euro, të cilat pretendon se i takojnë nga kontrata e tij me klubin francez.
Shqiptohen gjoba ndaj 31 shoferëve në Tetovë dhe Gostivar
Fituesi i Kupës se Botës 2018, ka sqaruar se nuk ka asgjë personale kundër PSG-së, por thjesht po kërkon atë që i takon ligjërisht.
“Është përgjegjësia ime sipas ligjit, është ligji i punës”, ka thënë fillimisht Mbappe për L’Equipe.
“Procedura dha përshtypjen se doja t’i dëmtoja PSG-së. Nënshkrova një kontratë pune. Doja vetëm të paguhesha. Nuk kam asgjë kundër PSG-së, e dua këtë klub, kam miq atje”.
“Por, është e vetmja mënyrë për të marrë atë që më detyrohen, diçka që e kam fituar me djersën e ballit tim. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, është prapëseprapë një punë”, përfundoi francez. /Telegrafi/
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...