UEFA ka zbuluar zyrtarisht Formacionin e Javës për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve, ku spikasin emra nga klubet më të mëdha evropiane.
Në vijën e parë të sulmit janë përfshirë Kylian Mbappé – i cili u shpall edhe Lojtari i Javës – dhe Pierre-Emerick Aubameyang pas paraqitjes madhështore me Marseillen.
Mesfusha përbëhet nga Declan Rice, Vitinha, Charles De Ketelaere dhe Robert, të cilët u vlerësuan për ndikimin e tyre në lojë dhe kontributet direkte në rezultat.
Në mbrojtje janë zgjedhur Marc Cucurella, Schouten, José María Giménez dhe Khalaili, një katërshe që shkëlqeu me duele të fituara, ndërhyrje të sakta dhe stabilitet në prapavijë.
Pozita e portierit i takon Flekken, falë pritjeve të rëndësishme që mbajtën ekipin e tij në garë.
Pas dy javë do të luhet java e gjashtë e Ligës së Kampionëve, ku pritet disa skuadra ta sigurojnë pozitat për fazën tjetër./Arbresh.info

13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...