Kylian Mbappe është i fokusuar në një rikthim të fortë në formë përpara El Clasicos së shumëpritur kundër Barcelonës, të planifikuar për 26 tetor 2024.
Mbappe pësoi një dëmtim të bicepsit të kofshës gjatë një ndeshjeje në La Liga kundër Alaves, që kërkonte menaxhim dhe rehabilitim të kujdesshëm.
Ekipi mjekësor i Real Madrid ka qenë duke e monitoruar nga afër rikuperimin e tij dhe përditësimet e fundit tregojnë situatën e ndeshjeve që do të mungoj.
Sulmuesi francez do të mungojë qind për qind në tri ndeshjet e ardhshme të Los Blancos ndaj Atletico Madridit në këtë fundjavë dhe ndaj Lille dhe Villarreal.
Megjithatë, pas këtij dëmtimit që e lë jashtë fushës për së paku tri javë, raportet sugjerojnë se ai do të jetë gati të paraqitet në El Clasico pa asnjë problem.
Mbappe thuhet se është në rrugën e duhur për të rifituar formën e plotë në kohë për përballjen me Barcelonën me 26 tetor.
Ndryshe, pas tri ndeshjeve të lartpërmendura është pushimi ndërkombëtar, të cilin Mbappe do ta shfrytëzoj maksimalisht për të rigjetur formën. /Telegrafi/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...