Parisi ka arritur të shënoj fitore me rezultat bindës 4-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Champions League.
Barcelona e nisi më mirë ndeshjen kur arriti të shënoj Raphinha në minutën e 12-të, shkruan Arbresh.info.
Por pas 29 minutave, Barcelona mbeti me 10 lojtarë në fushë kur Araujo u ndëshkua me karton të kuq.
E më pas kjo i bëri mirë Parisi kur edhe filloi sulmet e pareshtura ndaj Barcelonës.
Dembele ndëshkoi Barcelonën në minutën e 40-të, kur barazoi rezultatin në 1-1.
Pjesa e dytë i takoi parisienëve dhe gjithçka nisi me supergolin e Vitinhas në minutën e 54-të.
Shtatë minuta më pas Mbappe nga penalltia shënoi golin e tretë për 3-1.
Ndërsa ‘shkelmin’ e fundit Barcelonës ia dha ylli francez Kylian Mbappe, kur në minutën e 89-të shënoi golin e katërt për Parisin dhe fundosi Barcelonën.
Pas dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 6-4 në të mirë të francezëve./Arbresh.info/
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi