Të shtunën është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 26 delegatë nga 38 sa janë gjithsej.
Në Kuvend është folur për punën që është bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës në vitin 2021, si dhe është diskutuar për punët që janë në plan për vitin 2022.
Në fillim është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021, më pas, duke vazhduar në pikat tjera, Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, ku ka folur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Raporti i Auditimit për vitin 2021 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Draft Plani i Veprimit 2022 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Draft Plani Financiar 2022 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Draft Plani i Marketingut 2022 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar njëzëri dhe nuk kishte kundërshtime, ndërsa delegatët kanë diskutuar për pika të ndryshme, në të mirë dhe zhvillimit të basketbollit të Kosovës./Arbresh.info
Rendit i ditës
Zgjedhja e Trupave Punues
Kryesisë së Punës
Komisionit Verifikues
Procesmbajtësit
Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021
Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025
Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021
Raporti i Auditimit për vitin 2021
Draft Plani i Veprimit 2022
Draft Plani Financiar 2022
Draft Plani i Marketingut 2022
Ndryshimet Statutare
Të ndryshme


Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin