Mbrojtësi i Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, është i etur për një kalim te Barcelona.
Lojtari u largua nga Ajaxi për t’u transferuar te Bavarezët verën e kaluar, megjithëse në atë kohë kishte interesim edhe nga Barca.
Mbrojtësi ka luftuar për minuta te Bayerni dhe po peshon opsionet e tij.
“Jam i zhgënjyer me situatën time. Deri në Kupën e Botës kam qenë titullar dhe tani gjërat kanë ndryshuar shumë”, deklaroi ai. “Është një zhgënjim për mua”.
Sport raporton se Mazraoui ka shpresa që Barça do të ringjallë interesin e tyre këtë verë.
Barcelona ende nuk e ka shikuar atë si opsion, por që në verë mund të ndryshojë situata. /Telegrafi/
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...