Mesfushori i Arsenalit, Max Dowman, bëri histori pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 76-të të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbonës.
Arsenali mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Sportingu, duke marrë një avantazh para ndeshjes kthyese në javën e ardhshme në ‘Emirates’.
Përveç fitores, te Topçinjtë pati edhe një rekord të thyer nga talenti Max Dowman, i cili shkroi histori me inkuadrimin e tij në lojë gjatë pjesës së dytë.
Me vetëm 16 vjeç e 97 ditë, anglezi u bë lojtari më i ri që luajti ndonjëherë në një çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.
Duke vepruar kështu, Dowman tejkaloi rekordin e mbajtur më parë nga ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili doli në fushë kundër PSG gjatë sezonit 2023/24 në moshën 16 vjeç e 272 ditë.
Max Dowman breaks another record 👶#UCL pic.twitter.com/Y2tLyJVLgY
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 7, 2026
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...