Max Dowman ka hyrë në historinë e futbollit evropian, duke u bërë lojtari më i ri që debuton ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i talentuar i Arsenalit, vetëm 15 vjeç e 308 ditë, u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Slavia Prague, duke thyer një rekord që kishte qëndruar për katër vite.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmund, i cili kishte debutuar në dhjetor të vitit 2020 në moshën 16 vjeç e 18 ditë. Me paraqitjen e tij sonte, Dowman e ka kaluar këtë shifër dhe ka vendosur një standard të ri për futbollistët e rinj që ëndërrojnë arenën më prestigjioze të klubeve.
Ky nuk është rekordi i vetëm i jashtëzakonshëm për të riun anglez. Dowman kishte debutuar më herët këtë sezon edhe në Ligën Premier, në moshën 15 vjeç e 229 ditë, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj në historinë e kampionatit anglez.
Në këtë renditje, ai qëndron menjëherë pas shokut të tij të skuadrës Ethan Nwaneri (15 vjeç e 181 ditë), i cili mban rekordin si debutuesi më i ri i Ligës Premier dhe që sot ishte titullar për “Topçinjtë”.
Dowman është një sulmues i krahut të djathtë, i njohur për shpejtësinë, driblimin dhe guximin e tij teknik. Pavarësisht moshës, ai ka treguar pjekuri dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm, duke bindur trajnerin Mikel Arteta se është gati të jetë pjesë e planeve të skuadrës së parë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër