Real Madridi raportohet t’i jetë bashkuar garës së ashpër për të nënshkruar me superyllin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Kështu thuhet në një raport nga Daily Mail, i cili pretendon se klubi në Bernabeu është duke kërkuar për zëvendësues të mbrojtësit Sergio Ramos, transmeton portali arbresh.info.
Ramosi tronditi drejtorët në Real Madrid kur kërkoi largimin për të finalizuar transferimin befasues me shumë te holla në Super Ligë të Kinës.
Siç pretendon gazeta katalunase Mundo Deportivo, kampioni në fuqi i Evropës ka vendosur talentin 19-vjeçari në krye të listës së shënjestrave.
Barcelona dhe Manchester United konsiderohen si udhëheqës në garën për nënshkrimin e tij, por reagimi nga Real Madridi mund të bëjë që gjërat të ndryshojnë dukshëm./arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...