Besa Peja ka filluar konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri, duke afruar disa futbollistë cilësor, ku si synim kanë inkuadrimin në Superligë.
Ditën e sotme, pejanët kanë transferuar Ryuma Matsumoto nga Japonia, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mesfushori japonez i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë me vete disiplinën, përvojën dhe stilin karakteristik të futbollit aziatik”.
“Ryuma do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri, dhe mezi presim ta shohim në fushë me ngjyrat verdh e zi”, shkruhet në njoftim.
Ditën e sotme kjo skuadër ka nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri, ku gjithashtu japonezi ka qenë i pranishëm./Arbresh.info
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...