Juan Mata është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester Unitedin.
Mesfushori spanjoll po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë, por që ende nuk ka vazhduar kontratën.
Manchester United i ka ofruar kontratë të re dy vjeçare, por që Mata nuk ka pranuar ende.
Daily Star ka shkruar se është Arsenali që po dëshiron transferimin e Matas.
Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unay Emery e pëlqen shumë lojën e bashkëkombësit të tij dhe po e kërkon në Emirates.
Arsenali do të tentoj me një ofertë prej shtatë milionë eurosh në janar për ta bindur Unitedin ta lënë të lirë Matan.
Nëse United nuk do ta lë të lirë në janar të largohet Matan, atëherë Topçinjtë do të tentojnë të nënshkruajnë para kontratë me të për t’iu bashkuar si futbollist i lirë.
30-vjeçari është që nga viti 2011 pjesë e futbollit anglez, ku fillimisht luajti për tri vite te Chelsea para se të bashkohej me Manchester Unitedin. /Telegrafi/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...