Mascherano pranon se ka fshehur tatimin

01:13 | 30 Tetor 2015
M. A.

Mefushori argjentinas Javier Mascherano ka pranuar të enjtën para gjykatës se Drejtorisë spanjolle të tatimeve ka fshehur tatimin në 1.5 milionë euro të të ardhurave të tij.

Futbollisti i Barcelonës të enjtën është lajmëruar para gjykatës në Gavu. “Ka pranuar faktet, dy kundërvajtje të mashtrimit në tatim”, ka thënë një burim nga Gjykata.

Prokuroria e Barcelonës ka ngritur procedurë kundër Mascheranos duke akuzuar se ka fshehur tatimin për një pjesë të të hyrave të fituara duke shitur imazhin e tij gjatë vitit 2011 dhe 2012 përmes dy fabrikave me seli në Madeira dhe SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale