Lautaro Martinez është i lumtur me “projektin e Interit” dhe madje ka refuzuar Real Madridin, thotë agjenti i Racing Club.
Talenti i Argjentinës, Lautaro Martinez, duket se ka zgjedhur Interin para shumë gjigantëve Evropian. Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Carlos Yarque.
“Borussia Dortmund ka pasur shansin të flasë me të, por ata donin të prisnin”, tha Carlos Yarque për “El Intransigente”.
“Në këtë situatë koha është ari pasi shumë klube e duan lojtari. Interi arriti me shumë entuziazëm dhe e morën atë”.
“Ai vendosi të mos shkojë te Real Madridi, sepse fillimisht dëshironte të debutojë me Racing ndërsa më pas spanjollët thanë se ai ende është i ri, nuk është gati. Në fund, është Interi që shfrytëzoi gjithçka dhe me projekt e bindi lojtarin. Gjiganti italian ka ofruar 25 milionë për Martinezin””, shtoi agjenti i lojtarit.
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...