Lautaro Martinez pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të verës.
24 vjeçari ka kontratë me “Nerazzurri” deri në vitin 2026 dhe ai është lumtur në Milano.
Megjithatë, mediumi “ESPN” raporton se Zikaltrit do të jenë të detyruar ta shesin përfaqësuesin argjentinas për t’i balancuar sadopak financat, pasi po kanë probleme financiare.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Interi e vlerëson Lautaron 60 milionë euro.
Sulmuesin në super-formë po e kërkon Arsenali.
Por, edhe klubet tjera të mëdha evropiane, sidomos ato angleze, do ta prisnin duar-hapur sulmuesin e Interit.
Gjatë verës që vjen, kampioni aktual italian po planifikon ta rikthejë Romelu Lukakun, i cili po e kalon një edicion dëshpërues në Chelsea.
Prandaj, do të ishte e papërballueshme për Interin që t’i paguajë rrogat e Lukakut dhe të Lautaros, prandaj edhe argjentinasi mund të largohet nga Italia
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...