Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martínez, ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij me fanellën e “Albiceleste”, pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 33-vjeçari la të kuptohet se mund të jetë koha për t’i dhënë fund karrierës së tij me përfaqësuesen argjentinase.
“Duhet të reflektoj për shumë gjëra dhe të shoh se si do të vazhdohet përpara, si dhe nëse ka ardhur momenti të bëj një hap prapa”, shkroi Martínez në Instagram, duke e shoqëruar postimin me fotografi nga stadiumi “MetLife” në New Jersey, ku u zhvillua finalja.
Pavarësisht humbjes, “Dibu” ishte një nga lojtarët më të spikatur të Argjentinës, madje për shumëkënd më i miri në fushë.
Megjithatë, ai nuk arriti ta ndalte golin vendimtar të Ferran Torresit, i cili i siguroi Spanjës titullin e dytë në histori të Kupës së Botës.
Deklarata e portierit ka shtuar spekulimet se ai mund të tërhiqet nga kombëtarja, edhe pse deri më tani nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...