Legjenda e Arsenalit, Martin Keown ka thënë se ish skuadra e tij nuk dukej si një kampion gjatë disfatës 1 me 0 këtë mbrëmje ndaj Stoke Cityt.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger është mposhtur nga Stoke City falë golit debutues nga Jese Rodriguez në pjesën e dytë, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Stoke City fiton ndaj Arsenalit falë golit nga Jese (VIDEO)
“Ne diskutuam gjatë pjesës së parë se sa i humbur ishte Arsenalit veçanërisht në mesfushë”, tha Keown për ‘BT Sport’. “Ata thjeshtë kalonin tutje te mbrojtja e Arsenalit shumë lehtë. Ata vërtetë nuk krijuan mjaftueshëm, nuk krijuan mjaftueshëm mundësi”
“Ata ishin të pafat me golin që u vlerësua si jashtë pozite. Është një pasdite zhgënjyese për Arsenalin në fillim të sezonit. Ata kanë synim të fitojnë ligën, ata nuk më janë dukur si kampion sot mua”
Ndeshje e ardhshme e Arsenalit është ajo kundër Liverpoolit në Anfield të dielën./arbresh.info
Deputetët marrin paga edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, Hax...
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...