Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, iu bashkua Sevillës në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit… dhe ai mund të mos jetë i vetmi lojtar që shkon drejt largimit këtë muaj.
Disa yje të United janë lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë gjithë janarit dhe besohet se Ralf Rangnick është i lumtur të zvogëlojë madhësinë e skuadrës së tij.
Lojtarë të shumtë nuk kanë bërë asnjë fillim të vetëm në Ligën Premier këtë sezon dhe janë të dëshpëruar për t’i shpëtuar kthetrave të bankinës dhe të tregojnë vetën në fushë.
Largimet do të lejojnë gjithashtu trajnerin e përkohshëm Rangnick të nënshkruajë me lojtarë të talentuar, me United të prirur për të sjellë një mesfushor të ri qendror në të ardhmen e afërt.
Por, kush tjetër mund të largohet nga Old Trafford? Mirror Football raporton se Jesse Lingard, Eric Bailly ose Phil Jones – njëri nga ta do të largohet, Juan Mata, Amad Diallo dhe Donny van de Bee.
Disa prej tyre do jenë huazim, por shumica do të shiten përfudmishit, shkaku që kontributi i tyre në skuadër është shumë i vogël. /Telegrafi/
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju