Olympique de Marseille ka triumfuar përballë Paris Saint-Germainit në derbin klasik francez të zhvilluar Stade Velodrome dhe është kualifikuar në çerekfinale të Coupe de France.
Pas gjysmë ore lojë u akordua penallti në favor të ekipit vendas, përgjegjësinë e mori Alexis Sanchez dhe u tregua i saktë (31’).
Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), Sergio Ramos i barazoi shifrat duke realizuar me kokë falë harkimit të Neymar nga këndi, shkruan telegrafi.
Në pjesën e dytë, Ruslan Malinovsky shënoi një gol shumë të bukur (57’) nga jashtë zonës për ta rikthyer epërsinë e nikoqirëve.
Në vijim nuk u shënuan gola të tjerë dhe Marseille siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale të Coupe de France në dëm të Paris Saint-Germainit.
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5