Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për ecurinë e Interit pas fitores së Scudettos.
Interi edhe zyrtarisht fitoi titullin e Serie A pas barazimit të Atalantas me Sassuolon.
Kjo do të thoshte që “Nerazzurrët” tani matematikisht janë kampionë.
Pas festës që kaploi qytetin e Milanos dje, ka folur edhe Beppe Marotta, i cili është njëri nga më meritorët për sukseset e Interit.
Në fakt, Marotta ishte një ndikim i mardh për ardhjen e Contes në “Giuseppe Meazza”.
“Meritat më të mëdha i shkojnë atij (Contes), ai vet ka ndërtuar një operë të artit”, tha ai.
“Ai ishte një fitues si futbollist, ka vlera të rëndësishme dhe e se si ti përçojë ato”, shtoi ai.
“Ka kulturë në punë, mentalitet fitues dhe lidership. Asnjëri nga lojtarët tanë nuk kishte fituar titull, përpos Vidalit në Juventus”, tha Marotta.
“Conte ishte lideri i vërtetë i këtij grupi. Rroga e lartë? Më mirë të marrësh një lojtar më pak dhe të kesh një trajner të mirë”, shtoi ai.
“Qëndroj pas asaj që ai ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur. Në Torino kemi ndarë së bashku tre Scudetto, e njihja mirë dhe e dija që ishte njerihu i duhur për ne”, përfundoi Giuseppe Marotta./lajmi.net/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...