Lamine Yamal është lojtari më i ri që ka shënuar për kombëtaren spanjolle. Lojtari i Barcelonës ka shënuar, edhe pse është vetëm 16 vjeç, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë dhe përfaqëson të ardhmen e “La Rojas”.
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “As”, talenti katalanas është kontaktuar edhe nga Maroku, vendi i origjinës së babait të tij.
Pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje për kombëtaren iberike, Yamal ka ende mundësinë për të pranuar ftesën e Marokut, megjithatë vullneti i lojtarit duket i hekurt për të përfaqësuar Spanjën.
Pavarësisht kësaj, Maroku nuk është dorëzuar dhe, falë një dëmtimi që e pengoi sulmuesin e “blaugranave” të pranonte thirrjen e De La Fuentes, në kuadër të ndeshjeve kundër Skocisë dhe Norvegjisë, po këmbëngulin që të pranojë ftesën e përfaqësueses afrikane.
Një ofertë që, gjithsesi, nuk është marrë në konsideratë tani për tani nga Yamal./ss
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë