Mario Balotelli është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, këtë herë në Spanjë. Sulmuesi italian 34-vjeçar po konsideron seriozisht ofertën e Real Murcia, një klub që luan në Primera RFEF (niveli i tretë në futbollin spanjoll).
Pas një karriere të pasur me klube si Inter, Milan, Man City dhe Liverpool, Balotelli është aktualisht pa skuadër. Sezoni i kaluar e gjeti te Genoa, ku aktivizohej pak dhe luajti vetëm pak minuta.
Kjo situatë i ka hapur rrugë një destinacioni të ri, ku ai mund të marrë më shumë minuta dhe një rol kryesor në skuadër. Real Murcia e ka parë këtë si mundësi për të forcuar sulmin e tyre.

Klubi spanjoll i ka bërë një ofertë të mirë, me një pagë vjetore prej rreth gjysmë milioni eurosh, shifër e konsiderueshme për një klub në këtë nivel.
Arritja e Balotellit do të ishte një goditje mediatike dhe sportive, që do t’i jepte skuadrës një emër të njohur dhe një përforcim të rëndësishëm.
Mario Balotelli pritet të formojë në repartin ofensivë një tandem të fortë me yllin shqiptar Agim Zeka. Ky i fundit iu bashkua së fundmi Real Murcias nga Partizani i Tiranës dhe do të ketë mundësinë të luajë pranë sulmuesit italian.
Nëse marrëveshja finalizohet, Balotelli do të ketë mundësinë të rifitojë rëndësinë e tij në fushë, ndërsa Real Murcia do të bëjë një hap cilësor drejt ngjitjes në La Liga 2. /Telegrafi/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit