Drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino ka thënë se Liga Premier do të ndjek vendimin e kampionatit belg dhe të anulojë pjesën e mbetur të sezonit.
Me Liverpoolin 25 pikë epërsi në krye të tabelës, Liga Premier u pezullua muajin e kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Javën e kaluar, liga njoftoi se pezullimi i saj do të vazhdojë pafundësisht deri në pjekjen e kushteve.
Shumë liga në të gjithë botën kanë mbetur në gjendje të keqe, ndërsa kampionati i Belgjikës anuloi pjesën tjetër të sezonit dhe i dha titullin liderëve të Club Brugge.
Marino, klubi i të cilit është në pronësi të Giampaolo Pozzo – pronarit të Watford, beson se Anglia do të veprojë në të njëjtën mënyrë si Belgjika.
“Federata Belge tashmë ka anuluar fundin e ligës së tyre, me gjithë kërcënimet e sanksioneve nga UEFA”, ka thënë fillimisht Marino për Sportitalia.
“Në Angli, Liga Premier do të lëshojë një deklaratë të ngjashme, sepse situata atje po bëhet shumë, shumë serioze. Sinqerisht shpresoj se mund të shijojmë përsëri futbollin pas coronavirusit”.
“Nuk ka rëndësi se sa kohë duhet, ne duhet të dalim nga kjo zonë e rrezikut. Jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo për të vjetrat”, përfundoi Marino.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...