PSG është e interesuar për të transferuar yllin e Manchester United-it, Marcus Rashford gjatë verës.
Anglezi është shumë i pëlqyer nga trajneri Thomas Tuchel dhe sipas Independet, Rashford është i hapur për dëgjimin e ofertave, transmeton portali arbresh.info.
Ai është i lumtur të United, me të cilët është duke kaluar top formë, derisa ka shënuar 21 gola në 38 paraqitje këtë sezon.
Rashford gjithashtu ka lidhje të mira me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe United ia ka vendosur çmimin prej 100 milionë euro lojtarit, në mënyrë që të largojë klubet si PSG.

Thuhet se Tuchel e ka bërë 22-vjeçarin objektiv kryesor dhe beson se mund ta përforcojë edhe më shumë.
Ai e sheh Rashford-in si zëvendësuesi adekuat i Neymar ose Kylian Mbappe, të cilët janë të lidhur me largimin nga “Parku i Princave”.
Pavarësisht admirimit të Tuchel, Rashford nuk mendon largimin nga “Old Trafford” shkaku që është tifozë i zjarrtë i tyre./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë