Qendërmbrojtësi i Lyonit, Marcelo ka luajtur kundër Kylian Mbappes dhe kundër Lionel Messit.
Por, ai nuk ka dyshime rreth asaj se cili prej tyre ka qenë një kundërshtar më i vështirë për të, transmeton portali arbresh.info.
Pasi ka ruajtur Messin gjatë barazimit 0 me 0 të Lyonit kundër Barcelonës këtë javë, Marcelo beson se talenti francez është më i vështirë.
“Lojtarët me të cilët kam luajtur kundër tyre së fundmi kanë qenë në një top nivel”, ka thënë Marcelo për Goal.
“Kam luajtur kundër Mbappes këtë sezon, ai më ka shkaktuar shumë punë. Messi nuk ka luajtur shumë mirë [të martën], por Mbappe, për shpejtësi, pozicionim, konfrontim direkt me të, ai ka qenë më i vështiri”
31-vjeçari shton gjithashtu se talenti i ri ka botën në këmbët e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se ka shumë mundësi që ai do të bëhet së shpejti më i miri në botë”
“Janë disa pikë në të cilat duhet të përmirësohet krahasuar me Messin dhe Cristiano Ronaldon, por ai është duke evoluar shumë shpejtë”
Marcelo luajti kundër Mbappes për herë të parë këtë sezon në muajin tetor, ku 21-vjeçari shënoi katër gola në fitoren e jashtëzakonshme të PSG-së me rezultat 5 me 0 kundër Lyonit.
Ai arriti të mbajë atë të qetë në ndeshjen e dytë mes tyre për shkak se Lyoni fitoi 2 me 1 muajin e kaluar./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...