Telenovela Luka Modriç vijon të mbajë në ankth tifozëritë e Interit dhe Realit të Madridit, në këto ditë të nxehta vere.
Kroati ka kërkuar largimin te Interi, pavarësisht këmbënguljes së Florentino Perezit, për ta mbajtur akoma në kryeqytetin spanjoll, nënkampionin e saposhpallur të botës.
Për t’i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit, duket se ka qenë e përditshmja spanjolle “Marca”, që në një analizë të ditës së sotme, ka konstatuar se Modriç nuk bën pjesë në formacionin e Lopeteguit.
Sipas medias spanjolle, Lopetegui do të luajë me skemën 4-3-3 dhe në mesin e fushës shikon si të pazëvendësueshëm treshen Casemiro-Kros-Isco, me Modriç që mbetet alternativa e parë.
Gjithsesi madrilenët do të këmbëngulin të mbajnë Modriçin në skuadër për dy arsye.
E para sepse aktualisht nuk kanë asnjë mesfushor tjetër, i aftë të luajë në nivele të larta dhe e dyta, sepse kroati mund të zëvendësojë çdonjërin prej titullarëve, pasi di të bëjë çdo rol në mesin e fushës.
Duhet theksuar se nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e kroatit, pasi Lopetegui do të publikojë listën e lojtarëve që do të marrë në Talin, për të luajtur Superkupën Europiane.
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...