Xabi Alonso mbrëmë është larguar nga posti i trajnerit të Real Madridit, duke marrë vendin e tij Alvaro Arbeloa.
Sipas komunikatës së Real Madridit, marrëveshja për largimin e Alonso ishte e dyanshme, ku klubi e trajneri u morën vesh për ta shkëputur bashkëpunimin, shkruan Arbresh.info.
Sipas asaj që ka zbuluar Marca, bordi i Real Madridit ka tentuar të ndryshojë stafin teknik të Xabi Alonsos, duke kërkuar përfshirjen e Antonio Pintusit në ekipin e tij.
Megjithatë, Xabi Alonso e ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë, duke theksuar se stafi i tij është një “vijë e kuqe” dhe se nuk pranon asnjë ndryshim.
Si pasojë e këtij qëndrimi, klubi ka vendosur të shkarkojë të gjithë stafin teknik, përfshirë edhe vetë Xabi Alonson.
Alonso u largua pas shtatë muajsh pas humbjes nga Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës./Arbresh.info
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës