Media spanjolle ‘Marca’ raporton se mbrojtësi francez Aymeric Laporte ka pranuar të vesh fanellën e Kombëtares së Spanjës në Evropianin e ardhshëm.
Laporte pritet ta përfaqësojë Spanjën në Evropianin 2020 që nis me 11 qershor, pra në muajin tjetër.
Zgjedhje befasuese për Laporten që ka qenë pjesë e Francës (11 ndeshje), U18 (9 ndeshje), U19 (2 ndeshje) dhe Espoirs (19 ndeshje), por që është zhgënjyer shumë nga mos zgjedhja e Didier Deschamps.
Në fakt, Laporte është ftuar tri herë nga Deschamps, dy herë në tetorin e vitit 2016, pastaj në marsin e 2017, por në këtë të fundit nuk kishte luajtur.
Që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi i Cityt nuk ka dëgjuar asgjë nga stafi i Francës dhe kjo ka ndikuar që të ndryshojë vendim dhe të përfaqësojë Spanjën./lajmi.net/
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...