Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ditën e sotme iu bashkua edhe zyrtarisht Mallorcas.
Lajmi u bë i ditur nga klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ai është transferuar në formë huazimi nga Roma e cila ishte në pronësi të kartonit.
Ndërkohë, në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe një klauzolë që mund të paguhet nga Mallorca për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës, për një shifër që arrin deri në 8 milionë euro.
“Marash Kumbulla është një lojtar i ri i Mallorcas. Mbrojtësi vjen si i huazuar deri në fund të sezonit nga radhët e Romës”, thuhet në njoftimin e Romës.
Kumbulla tek Mallorca do ta gjej Vedat Muriqin i cili luan tash e disa vite atje, madje ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2029./Arbresh.info
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...