Diego Maradona asnjëherë nuk pranon ekzistencën e një lojtari më të mirë se vetja, por në një intervistë të fundit ka thënë se Lionel Messi është më i miri që ka parë në jetën e tij.
Me fillimin e vitit 2017, “Pleshti” ka nisur misionin për të rimarrë në duar trofeun “Topi i Artë”, të cilin vitin e kaluar ia mori Cristiano Ronaldo me sukseset e tij në Champions League dhe Kampionatin Evropian. Pengu më i madh në karrierë i sulmuesit të Barcelonës është Botërori i munguar, por kjo nuk e shqetëson legjendën e Argjentinës.
“Nuk i toleroj ata të cilët nuk e vlerësojnë Leon vetëm se nuk ka fituar Kupën e Botës. Në 56 vite, unë kurrë nuk kam parë një si ai“, – u shpreh Maradona në “TyC Sports”. Ndërkohë, i pyetur pse kombëtarja e Argjentinës ende nuk është rikthyer në vitet e lavdishme, ish-sulmuesi i Napolit tha se problemi është fakti se askush nuk po merret me këtë çështje. “Futbolli te ne po nxjerr gjak dhe të gjithë janë me pushime. Nëse gjendja nuk përmirësohet, do të përfundojmë duke parë vetëm fëmijët duke luajtur në rrugë“, – u ankua ai me keqardhje./Telesport
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...