Pavarësisht humbjes 2-3 ndaj Barcelonës në takimin e parë të çerekfinaleve të Champions League, të mërkurën ishte një mbrëmje e veçantë për kapitenin e Paris Saint-Germain, Marquinhos.
Mbrojtësi bëri plot 436 paraqitje me fanellën e parisienëve dhe u bë lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e klubit të PSG-së.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, Marquinhos u shpreh se kishin një kundërshtar shumë të fortë përballë.
“Kishim vështirësi, kishim një skuadër shumë të lartë kundër nesh. Kushdo që priste një ndeshje të lehtë nuk e njeh mirë këtë Barcelonë. Kemi pasur disa momente të mira, por janë detajet ato që bëjnë diferencën. Janë detaje që duhen korrigjuar në funksion të ndeshjes së kthimit. Duhet të luajmë si kundër Real Sociedad”-deklaroi kapiteni i Paris Saint-Germain.
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...