Austria e ka mposhtur 2-1 Maqedoninë e Veriut në Grupin C në kuadër të Euro 2020.
45 minutat e parë ishin mjaft produktiv, pasi u shënuan dy gola.
Pas vetëm 18 minutash lojë, austriakët shënuan me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer.

Por, maqedonasit nuk u dorëzuan dhe arritën t’i barazonin shifrat në 1-1.
Ishte Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 28-të.

Austriakët filluan më pas të tregoheshin më të kujdesshëm, mirëpo edhe që lëshuan raste shënimi.
45 minutat e dytë filluan më mirë për maqedonët që kishin iniciativën përpara.

Por, përkundër që krijuan disa raste të mira shënimi, nuk arrinin t’i konkretizonin ato.
Më pas, Austria mori iniciativën, duke rikthyer kështu epërsinë e tyre në minutën e 78-të.

Ishte David Alaba që dhuroi një asistim përfekt për Michael Gregoritsch, duke shënuar për 2-1.
Marko Arnautovic e vulosi fitoren e austriake, pasi shënoi në minutën e 9-të për 3-1.
Austria është lider i Grupit C me tre pikë, Holanda dhe Ukraina ende pa pikë dhe takohen sonte nga ora 21:00, derisa Maqedonia e Veriut është pa pikë./Telegrafi/
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...