Maqedoni-Shqipëri, ku do të zhvillohet kjo ndeshje

15:21 | 2 Maj 2017

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ende nuk ka ndonjë vendim të qartë se ku do të zhvillohet ndeshja e “kthimit” Maqedoni-Shqipëri e vlefshme për botërorin e futbollit që në vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi.

I pari i futbollit të Maqedonisë, i ftuar në emisionin “Prosports” në Alsat-M, ka thënë se po kërkohen mënyra për të evituar rreziqet e mundshme që sjell ky “derbi ballkanik”.

“Jemi të vetëdijshme për atë që me vete e sjell kjo ndeshje Maqedoni – Shqipëri. Jemi të vetëdijshëm për rrezikun i cili ekziston dhe shohim dhe kërkojmë mënyrën se si parandalojmë të gjitha problemet me të cilat mund të ballafaqohemi në vetë ndeshjen. Vendim ende nuk ka se ku do të luhej kjo ndeshje. Për momentin e dimë se vetëm stadiumi i qytetit në Shkup, i plotëson kriteret. Shumë afër plotësimit të këtyre është stadiumi në Strumicë”, ka thënë Gjorgjioski. Ndeshja Maqedoni-Shqipëri do të luhet më 6 shtatorë të këtij viti.

Lajmet më të lexuara