Barcelona ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Valenica për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Pas vetëm tre minutash lojë, Ferran Torres ka shënuar golin e epërsisë për “Blaugranat”. Në minutën e 17-të, po i njëjti realizoi edhe golin e dytë.
Ndërkohë gjashtë minuta pas golit të dytë, Fermin Lopez arriti të trefishoi epërsinë e skuadrës së tij.
Barca nuk u ndal dhe shënoi një tjetër gol në pjesën e parë ku realizator ishte Ferran Torres i cili kompletoi hattrcikun e tij.
Pjesa e dytë solli vetëm një gol të cilin e realizoi super talenti, Lamine Yamal në minutën e 59-të.
Me këtë fitore Barcelona kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit./Arbresh.info/
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...