Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini thuhet se do të zbulohet si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.
Pak më shumë se dy javë pas dorëheqjes si trajner i Italisë, Mancini tashmë është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite, shkruan Arbresh.info.
Italiani do të zbulohet si trajneri i ri i kombëtares të hënën në Riad, sipas Gazzetta dello Sport.
Mancini, i cili udhëhoqi Italinë drejt një triumfi të shkëlqyer në Euro 2020 dy vjet më parë, thuhet se do të fitojë 25 milionë euro në vit pasi nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare si trajneri i ri i Arabisë Saudite.
Ndeshja e tij e parë në krye do të jetë kundër Kosta Rikës në një miqësore ndërkombëtare më 8 shtator në stadiumin e Newcastle United, St. James’ Park./Arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK