Selektori i Italisë, Roberto Mancini është emri tjetër i listës së kandidatëve për drejtimin e klubit anglez, Manchester United.
Italiani edhe më herët ka qenë pjesë e Premier Ligës ku ka drejtuar klubin e Manchester Cityt.
Sipas “The Telegraph” “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim të madh për 57-vjeçarin.
Klubi anglez ka emëruar menaxher të përkohshëm deri në fund të seronit gjermanin Ralf Rangnick.
Ndërsa e ardhmja e Mancinit me kombëtaren e Italisë është në dilemë, ku pritet të shihet se a do të mundin italianët të kualifikohen për në Kampionatin Botëror, “Qatar 2022”. /arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...